Botë

Kosovë, të martën kthehen 80 emigrantë

23.02.2015 16:10

Migrimi ilegal i qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së do të jetë pengesë për liberalizimin e vizave për Kosovën...

Migrimi ilegal i qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së do të jetë pengesë për liberalizimin e vizave për Kosovën, porositi në Prishtinë kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, pas takimit me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veselin. 
 
“E kemi parë që numri i azilkërkuesve në Suedi po rritet. Që nga fillimi i këtij viti, rreth 50 mijë persona kanë kërkuar azil në BE dhe ky fakt nuk i ndihmon procesit të liberalizimit të vizave, për arsye se ngrihet pyetja se në momentin e liberalizimit të vizave sa do të jetë numri i personave që do të kërkojnë azil në vendet e BE-së”- deklaroi kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin.
 
Një porosi e tillë kohë më parë është dhënë edhe nga komisari për zgjerim i BE-së, Johanes Han, dhe nga funksionarë të tjerë evropianë, ndërsa tanimë është paralajmëruar edhe kthimi i qytetareve të Kosovës nga vendet e BE-së.
 
Të martën pritet që 80 persona të kthehen nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. E
 
dhe autoritetet austriake dhe ato gjermane tanimë kanë njoftuar Qeverinë e Kosovës se po përgatiten për kthimin e qytetarëve të Kosovës që migruan ilegalisht. 
 
Ndërkohë, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare nga Kosova kanë kërkuar nga institucionet e vendit që të ndërmerren veprime urgjente për rregullimin e klimës socio-ekonomike. 
 
GYLTENE SINANI