Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzon 30 raketa dhe drone mbi Kiev

02.06.2023 10:29

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 30 raketa...

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 30 raketa dhe dronë rreth Kievit gjatë natës së të premtes, tha një zyrtar i lartë ushtarak.Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha në një postim në Telegram të premten se kjo ishte vala e gjashtë e sulmeve në kryeqytetin ukrainas në gjashtë ditët e fundit.

Në sulmin e  fundit u përdorën raketa balistike dhe drone, tha Popko. Ai vlerësoi sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës për zmbrapsjen e atyre që ai besonte se ishin raketat ajër-tokë dhe dronët sulmues Shahed të prodhuar nga Irani.

Nuk ka ende informacione për dëme apo viktima, tha Popko.

Më herët të premten, kryetari i bashkisë së qytetit raportoi shpërthime që po ndodhnin në qytet, me alarme për sulm ajror të lëshuar në të gjithë vendin.