Kovaçevski me kërkesë drejtuar Shaqirit, të shqyrtohen reformat e propozuara në arsim
Kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka kërkuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, me ekipin e këshilltarëve, edhe njëherë t’i shqyrtojnë reformat që u propozuan në këtë resor, ndërkaq për të zbatuarat, të shihet efekti.
“Bisedova me minsitrin e Arsimit dhe Shkencës të ulet me ekipin e tij të këshilltarëve, edhe njëherë të shqyrtohen reformat të cilat u propozuan, ndërsa ato që u zbatuan, të shihet efekti i tyre. Atje ku ende nuk kanë filluar, të shihet se cili është qëndrimi i mësimdhënësve, i prindërve, ekspertëve, në mënyrë që në fund të sjellim vendim që do të jetë i përshtatshëm për të gjitha palët”, - tha Kovaçevski.
Ai foli për vonesën e librave shkollorë dhe tha se shkaku është se duhej të bëheshin porosi dhe të shkruhen duke pasur parasysh ndryshimin e koncepteve arsimore në arsimin fillor.Kovaçevski porositi se duhet të avancohet arsimi dhe nxënësit të përfitojnë dituri që do të jenë menjëherë të zbatueshme.
