RMV – ShBA shënojnë një vit nga Dialogu Strategjik

02.06.2023 12:04

Sot shënohet një vit nga Dialogu Strategjik...

Sot shënohet  një vit nga Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-ve, i cili u mbajt më 2 qershor 2022, në Uashington.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ambasadorja e ShBA-ve, Angela Aggeler, uruan përvjetorin e Dialogut Strategjik, duke rikonfirmuar zotimet e tyre të përbashkëta për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe mbështetjen e konsiderueshme për procesin tonë të integrimit evropian.

“ShBA-të janë pjesë e stories sonë që nga pavarësimi i vendit dhe marrëdhëniet tona të ndërsjella dita-ditës janë më të thella dhe më të avancuara.”, - deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Rrugëtimi i vendit deri te ky moment i rëndësishëm në historinë e tij nuk ishte i lehtë dhe priten edhe vendime të vështira më tej, por ShBA-të çdoherë kanë qenë dhe janë përkrahësit tuaj më të mëdhenj. Do të jemi krah për krah me juve derisa t’i arrini qëllimet tuaja për siguri , prosperitet dhe mundësive në kuadër të Bashkësisë Evropiane.”, - theksoi ambasadorja e ShBA-ve në RMV, Angela Aggeler.