Maqedoni

Përgjimet dhe rasti “Puç”, ambasadori Bejli takon ministrin Jashari

23.02.2015 16:34

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhes Bejli, ka realizuar takimin e parë zyrtar me ministrin e Drejtësisë, Adnan Jasharin...

Në qendër të këtij takimi ishte padyshim  situata aktuale politike në vend, pasi opozita filloi publikimin e përgjimeve dhe rastin “Puç”.

Ministri Jashari, gjatë takimit ka theksuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka pasur me ish-ambasadorin Volers, duke shpresuar se ky bashkëpunim i frytshëm do të vazhdojë edhe me ambasadorin e ri, Xhes Bejlin.

Nga ana tjetër, edhe ambasadori i sapoemëruar, Xhes Bejli, ka shfaqur gatishmëri për të vazhduar edhe më tej këtë bashkëpunim, njoftojnë nga dikasteri i Drejtësisë.