Vilnius, Lituani, takim i kryeparlamentarëve të shteteve të NATO-s
Bashkimi i forcave për një sistem të qëndrueshëm....

Bashkimi i forcave për një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë mbi sistemin e forcës është alternativa e vetme, që u mbetet shteteve anëtare të NATO-s në rrafshin e sigurisë, porositi kryeparlamentari, Talat Xhaferi, në takimin me homologët e tij në kryeqytetin lituanes, Vilnius.
Xhaferi theksoi se beteja duhet të vazhdojë me vendosmëri, duke përforcuar aleancën dhe krijuar miqësi të reja.
"Nuk kemi alternativë tjetër, përpos të vazhdojmë të luftojmë për qëndrueshmërinë e sistemit të së drejtës, mbi sistemin e sundimit të fuqisë dhe ndërrimin e kufijve me përdorimin e forcës. Beteja jonë duhet me vendosmëri të vazhdojë nëpërmjet përforcimit të partneriteteve ekzistuese dhe duke gjurmuar miqësi të reja.”, - deklaroi kryeparlamentari, Talat Xhaferi.
Xhaferi theksoi se vendi me anëtarësimin në NATO, ruajti pavarësinë, sovranitetin, pathyeshmërinë e kufijve të njohura ndërkombëtarisht, si dhe në promovimin fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon.
Sipas Xhaferit, trendet e reja globale të sigurisë kërcënojnë shtete duke shtuar nevojën për krijimin e mekanizmave përkatëse si kundërpërgjigje.
“Targetimi i tyre nëpërmjet luftës ideologjike ul besimin e qytetarëve në qeveritë, parlamentet dhe institucionet. Ballkani Perëndimor është dëshmitar i gjallë i këtyre aktiviteteve. Personalisht jam i bindur që deri më tani me sukses përballemi me problemet dhe në historinë e Aleancës, sikur asnjëherë më parë nuk kemi qenë më të bashkuar në promovimin e vlerave dhe mundësive të saj në skenën ndërkombëtare politike dhe të sigurisë.”, - theksoi kryeparlamentari, Talat Xhaferi.
Në takimin dyditor do të flitet për fuqizimin e mekanizmit mbrojtës të shteteve, për Ukrainën e pavarur dhe mundësitë e dhënies së mbështetjes afatgjate në përballjen me agresorin rus. (Meral Ismaili, TVM2)
