Maqedoni
Aksident tragjik, humbin jetën 3 persona në autostradën në Shtip
02.06.2023 15:36
Një vajzë 15 vjeçare dhe dy gra të moshës 37 dhe 62 vjeçe...

Një vajzë 15 vjeçare dhe dy gra të moshës 37 dhe 62 vjeçe kanë humbur jetën në një aksident tragjik në autostradën Shtip-Milladinovci. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta, nga përplasja e dy veturave, njëra me tabela të regjistrimit nga Shkupi dhe tjera nga Koçani. Nga aksidenti mbetën të lënduar katër persona, të cilët u transportuan në Klinikën e Qytetit të Shtipit.
"Sot (02.06.2023) rreth orës 12:30 në autostradën Shtip-Milladinovci, jo larg nga vendi i quajtur "Krivi Doll" ka ndodhur një fatkeqësi komunikacioni në mes të mjetit të udhëtimit "Toyota Landcruser" i drejtuar nga D.S. (29) me tabela të regjistrimit nga Koçani dhe "Shevrolet Kalos" me tabela të regjistrimit nga Shkupi, i drejtuar nga D.M. (44) nga Shkupi. Në vendin e ngjarjes ka vdekur B.Z (62) nga Koçani, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga ndihma e shpejtë. Dy shoferët, D.H. bashkëudhëtarë në automjetin Toyota S.M. (37) dhe dy të mitur nga vetura Shevrolet janë dërguar në spital për dhënien e ndihmës mjekësore në Klinikën në Shtip, ku S.M. dhe udhëtarja e mitur nuk i përballuan plagët.".
Me këtë rast kanë intervenuar edhe pjesëtarë të njësisë së zjarrfikësve. Komunikacioni në autostradën në Shtip ku ka ndodhur aksidenti është ndërprerë, ndërsa komunikacioni vazhdon në rrugën e vjetër rajonale.
FLORIJE KAMBERI
