Maqedoni

Deklarata e Karakaçanovit për Osmanin, Ruzhin: Është nxitje për aktivizimin e opinionit bullgar

02.06.2023 16:22

Deklaratën e ish-funksionarit bullgar, Krasimir Karakaçanov, se vizitat dhe takimet e shpeshta të ministrit Bujar Osmani...

Deklaratën e ish-funksionarit bullgar, Krasimir Karakaçanov, se vizitat dhe takimet e shpeshta të ministrit Bujar Osmani me zyrtarët e Brukselit shkojnë në dëm të Bullgarisë, ish-ambasadori Nano Ruzhin e quan më tepër deklaratë thumbuese ndaj politikanëve bullgar, duke e cilësuar pasive kundrejt diplomacisë së Osmanit. 
 
Sipas tij, Sofja zyrtare ka kuptuar se RMV-ja nuk zhvendoset nga kursi eurointegrues, pavarësisht sfidave që i dalin përpara.
 
“Deklaratat e politikanëve bullgar, si e Karakaçanovit, para së gjithash ka mundësi më tepër t’i drejtohet mendimit të brendshëm publik në kuptim të kritikës pasive të diplomacisë bullgare në raport me çështjen maqedonase. Unë mendoj se më tepër bëhet fjalë për një element të harruar se ne nuk negociojmë me Bullgarinë, por me BE-në dhe për atë vlerësoj se kjo politikë që ka ndërmarrë Osmani, Mariçiqi,  qeveria, para se gjithash  është aktivitet rutin për të thënë se jemi në rrugën e BE-së, pa marr parasysh a do të gjenden  2/3 e votave në Kuvend.”, - deklaroi ish-ambasadori, Nano Ruzhin. 
 
Ruzhin pohon se politika e jashtme kohëve të fundit është zhvilluar suksesshëm dhe si rezultat kemi shtuar vëmendjen e Bashkimit Evropian, jo vetëm për ne, por prej saj ka përfituar i gjithë rajoni.
 
“Është evidente se diplomacia e Maqedonisë  bën  hapa të mëdha për t’i fituar liderët evropian rreth përkrahjes së rëndësishme në ambiciet tona evropiane dhe këtë ministri i jashtëm e shfrytëzon shumë mirë dhe aq më shumë që edhe BE-ja është gjetur me vetëkritika për politikën e saj për vendet e Ballkanit Perëndimor, respektivisht të bëhet më aktiv dhe mos ta lë rajonin të vetëm.”, - theksoi ish-ambasadori, Nano Ruzhin.
 
Ish-funksionari bullgar, Karakaçanov, ka thënë se  kryediplomati Osmani po lobon shumë për Maqedoninë e Veriut, ndërkaq fton autoritetet ta admirojnë punën e tij dhe t’i mbrojnë interesat  amë, në të kundërtën, si pasojë,  Karakaçanov, në fund të konfrontit diplomatik e parasheh humbës Bullgarinë. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU