Futboll
Egnatia fiton kupën e Shqipërisë
02.06.2023 16:44
Klubi i futbollit, Egnatia, ka fituar trofeun e parë në histori...

Ekipi nga Rrogozhina ka mposhtur Tiranën 1:0 në finalen e Kupës së Shqipërisë të enjten për ta fituar trofeun.Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll baras pa gola.
Triumfin Egnatia e arriti pas shtesave nga 15 minuta.Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Laurentino nga penaltia në minutën e 114-të. Ky trofe, i pari në histori, kurorëzon një sezon të jashtëzakonshëm për klubin rrogozhinas, që kishte siguruar më herët vendin në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Pas kësaj ndeshje, zhgënjimi ishte i madh në kampin “bardheblu”.
Në momentin e dhënieve të medaljeve, trajneri Shehi e hoqi dhe më pas edhe futbollistët pas tij. Tirana ishte në garë për kampionatin dhe për Kupën e Shqipërisë, por nuk ia doli të fitonte asnjë nga këto dy trofe të rëndësishëm.
