Futboll

Benzema merr çmimin legjendë e futbollit

02.06.2023 16:46

Futbollisti i Real Madrid, Karim Benzema i cili vitin e kaluar fitoi “Topin e artë”...

Futbollisti i Real Madrid, Karim Benzema i cili vitin e kaluar fitoi “Topin e artë”, tani ka marrë edhe çmimin prestigjioz “MarcaLegenda”, që iu ndahet futbollistëve qëkanë lënë gjurmë në futbollin botëror.  Francezi këtë çmim e ka marrë falë një karriere unike, që kishte me mbretërit.
 
Ai me Realin, duke mbajtur numrin 9-të në shpinë ka fituar të gjithë trofetë  e mundshëm të futbollit botëror. Ai ka fituar pesë tituj kampion të kontinentit të vjetër. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, Benzema paralajmëroise edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në La Liga me Real Madridin.  
 
“Nëse do të qëndroj në Real Madrid? Për çfarë të flas për të ardhmen nëse jam në Madrid. "Ata që flasin janë në internet dhe realiteti nuk është në internet.Jam shumë krenar për karrierën time. Më kujtohet dita kur erdha dhe firmosa për Realin.Po, për kohën që jam qenë këtu, kënaqem çdo ditë, stërvitem mirë dhe kemi një ndeshje të tjetër të shtunën”, u shpreh Futbollisti i Real Madridit, Karim Benzema.
 
Benzema në vitin 2009-të, nga Olimpik Lyon kaloi tek Real Madrid. Në 14 sezone me “mbretërit”, ai fituar 24 trofe ashtu që me 353 gola u bë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit. Para tij është vetëm KristijanoRonaldo me 450 gola.