Botë
Radev: Të mos preken dokumentet e BE-së
02.06.2023 18:12
Presidenti bullgar Rumen Radev kërkon nga Parlamenti Evropian që të mos preken dokumentet e BE-së...

Presidenti bullgar Rumen Radev kërkon nga Parlamenti Evropian që të mos preken dokumentet e BE-së.
Kështu kanë bërë të ditur nga kabineti i presidentit bullgar pas takimit me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mezola, gjatë Samitit të Dytë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinjev.
“Јanë të papranueshme përpjekjet për të ndërhyrë për të ndryshuar përmbajtjen e dokumenteve të përgatitura nga institucionet evropiane, përfshirë Parlamentin Evropian nga vendet kandidate për anëtarësim në BE.”, ka theksuar Radev.
Presidenti bullgar, po ashtu shprehu mirënjohje për reagimin në kohë dhe mbështetjen e vendosur për eurodeputetin bullgar të cilit në fillim të majit iu ndalua hyrja në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që sipas tij ky akt është në kundërshtim me parimet evropiane dhe tregon mungesë respekti ndaj një përfaqësuesi të një institucioni të BE-së.
