Maqedoni

Bytyqi: Videomesazh për përshtypjet nga samiti në Moldavi

02.06.2023 17:50

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, përmes një videomesazhi...

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, përmes një videomesazhi përcolli përshtypjet e tij nga Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane, i cili u mbajt në Kishinjev të Moldavisë. Makron, Sholc, Fon Der Lajen, Mishel, Mecola, Zelenski, Rama, Vuçiq, Milatoviq dhe shumë të tjerë.
 
Të gjithë ata na japin mirënjohje për atë që kemi arritur deri më tani dhe për të qenë shembull i një vendi që zëvendësoi izolimin me përparim, tha Bytyqi.
 
“Të gjithë miqtë tanë evropian presin përgjegjësi maksimale për vendimin shtetërorë që duhet ta sjellim në periudhën e ardhshme me ndryshimet e kushtetutës tonë. Qëndrim i përbashkët i të gjithë miqve është se me atë do të bëjmë edhe një hap të madh për prosperitet dhe ardhmëri evropiane për të gjithë qytetarët. Ardhmëria jonë është në BE, alternativë tjetër nuk kemi dhe nuk do të kemi.”, - deklaroi zëvendëskryeministri, Fatmir Bytiqi.
 
Bytyqi njëherit theksoi se përpara 47 liderëve, para forumit më të gjerë evropian, ne përcollëm përvojat dhe masat tona përmes të cilave u përballëm me krizën energjetike dhe që na pozicionuan si qendër rajonale të energjisë së gjelbër, por edhe si lider në diversifikimin dhe transformimin e energjisë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI