Botë
Blinken: S’ka armëpushim në Ukrainë pa tërheqje të Rusisë
02.06.2023 18:34
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk mund të ketë armëpushim në Ukrainë...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk mund të ketë armëpushim në Ukrainë nëse nuk arrihet një marrëveshje “e drejtë dhe e qëndrueshme” për paqe.
Blinken shtoi se në këtë marrëveshje duhet të përfshihet edhe tërheqja ushtarake e Rusisë nga Ukraina.
Blinken theksoi se “një armëpushim që vetëm i ngrin në vend linjat aktuale” dhe ia lejon presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, “të konsolidojë kontrollin mbi territorin që ka kapur, të pushojë, të riarmatoset dhe të sulmojë sërish... kjo nuk është një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”. “Rusia duhet të paguajë edhe dëmshpërblim për një pjesë të rindërtimit të Ukrainës dhe të mbahet përgjegjëse për fillimin e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.”, tha Blinken në fjalimin e tij, gjatë një vizite në Finlandë.
