Botë

Stuhia e madhe e rërës përfshin Kanalin e Suezit në Egjipt

02.06.2023 19:40

Një video e postuar në internet thuhet se tregon një stuhi rëre që rrethon Kanalin e Suezit...

Një video e postuar në internet thuhet se tregon një stuhi rëre që rrethon Kanalin e Suezit.
 
Dhe siç raportojnë mediat e huaja, si pasojë, çoi në mbylljen e dy porteve nga autoritetet.
 
Ndryshe, bëhet e ditur më tej, pjesë të Egjiptit janë goditur nga retë e pluhurit dhe rërës.
 
Një person vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën të enjten, kur një billboard u shemb si pasojë e stuhisë së rërës që përfshiu kryeqytetin e Egjiptit Kajro.
 
Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë.