Futboll

Liga e Kampionëve: Nesër ndeshjet e rradhës të 1/8

23.02.2015 17:11

Magjia e Ligës së Kampionëve do të rikthehet këtë të martë me një sfidë spektakolare...

Në "Etihaad Stadium" për të dytin sezon radhazi në raundin e 1/8ес do të përballen Manchester City dhe Barcelona, me skuadrën e Pellegrinit që këtë herë do të kërkojë revanshin për eliminimin që i shkaktuan blaugranat vitin e kaluar.
 
Në kampin e qytetareve, nuk e kanë aspak frikë Barcën, madje kapiteni belg i skuadrës angleze Vicent Kompany, mendon se është më e vështirë të zhvillosh një ndeshje përballë Stoke City-it në Premier League, se sa një sfidë ndaj një kundërshtari si Barcelona. Nga ana tjetër, mysafirët do të vijnë në këtë takim pas humbjes shokuese të përjetuar në Primera nga Malaga të shtunën. 
 
Sfida tjetër që do të luhet nesër, është ajo mes Juventusit dhe Borusisë së Dortmundit, me gjermanët që vijnë në këtë ndeshje pas serisë prej tri fitoreve rresht në Bundes Ligë. Ndërkohë Juventusi, ka marrë një lajm shumë të mirë, pasi është konfirmuar se për ekipin Italian, në takimin e nesërm do të jetë I gatshëm të luaj edhe kiliani Arturo Vidal. 
 
Dy ndeshjet tjera të 1/8ës së finales në Ligën e Kampionëve, në program janë të mërkurën, ku do të luajnë Bajer Leverkuzeni – Atletiko Madridi, si dhe Arsenali – Monako, me crast nga ndeshja e fundit, programi ynë do të bëj transmetim të drejtpërdrejt.