Botë
Indi, përplasen tre trena, mbi 230 të vdekur dhe mbi 650 të plagosur
03.06.2023 12:00
Të paktën 238 persona kanë vdekur dhe mbi 650 të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së tre trenave në rajonin Odisha të Indisë....

Të paktën 238 persona kanë vdekur dhe mbi 650 të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së tre trenave në rajonin Odisha të Indisë.
Një tren pasagjerësh e ka devijuar binarin dhe ka rënë në binarin e linjës tjetër, në pasditen e së premtes. Afër ka qenë edhe një tren i palëvizshëm mallrash. Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi shumë persona kanë mbetur nën rrënoja.

“Forca me të cilën janë përplasur trenat, ka rezultuar me shumë pjesë të trenave të shtypura krejtësisht. Ne jemi duke tentuar të depërtojmë nën rrënoja për të arritur te pasagjerët. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos lënduar ata që janë gjallë”, ka thënë Atul Karëal, shef i Forcës për Përgjigje ndaj Katastrofave Natyrore.

India e ka një prej rrjeteve më të mëdha hekurudhore në botë, dhe miliona pasagjerë e përdorin atë në baza ditore.
