Maqedoni

10 vjet festival, Strugë, u mbajt festivali “Peshku i Artë”

03.06.2023 13:52

Me një skenë mahnitëse në Pallatin e Kulturës, me fëmijë të ëmbël dhe shumë të talentuar që e bënë skenën edhe më të magjishme dhe me public të madh dhe aktiv...

Me një skenë mahnitëse në Pallatin e Kulturës, me fëmijë të ëmbël dhe shumë të talentuar që e bënë skenën edhe më të magjishme dhe me public të madh dhe aktiv, mbrëmë në Strugë u mbajt edicioni i 10 i festivalit për fëmijë “Peshku i Artë”. Fëmijë të moshave të ndryshme, nga vende të ndryshme të shqiptarisë u ngjitën në skenë për të shfaqur talentin e tyre duke kënduar dhe vallëzuar, teksa publiku po shijonte çdo moment. Pas të gjitha performancave, fëmijët gjithashtu morën çmimet e tyre. Organizatorja e këtij festivali, Fitore Istrefi dhe biznesmeni strugan i cili është edhe iniciatori i këtij festivali, faleminderuan prindërit, fëmijët dhe përkrahësit e eventit dhe u shprehën shumë të kënaqur që ky festival ka arrit të bëhet traditë për një dekadë, dhe këtë vit festoi vitin e parë jubilar. 
 
“Kënaqësi të jemi në këtë jubile të 10 të Peshkut të artë. Faleminderit të gjithë prindërve që nuk u lodhët ti sillni fëmijët në të gjithë provat dhe fëmijët të cilët provat i bën me aq dashuri. 10 vite me rradhë kemi pas disa përkrahës që nuk na kanë lënë asnjo moment pas.”, tha Fitore Istrefi, organizatore.  
 
“Gjithmonë kur organizojmë festival është kënaqësi, por ky festival është i veçantë. Sot 10 vjet kemi nis këtë festival dhe kur e nisëm thamë se është lehtë të niset një projekt por është e vështirë të vazhdohet. Në fakt ne arritëm, dhe arritëm ti bëjmë 10 vjet dhe është njlë vit jubiloar që na gëzon. Mendoj që do të vazhdojë ky festival dhe fëmijët që para 10 viteve kanë qenë fëmijë e tash nuk janë, shpresoj që pas 10 viteve ato ti sjellin fëmijët e tyre ktu.”, tha Mendi Qyra, Biznismen dhe iniciator i festivalit.
 
Festivali peshku i artë për 10 vite rradhazi ju ka dhënë mundësinë fëmijëve nga gjithë trojet shqiptare të shfaqin talentet e tyre në art dhe muzik. Shumë fëmijë që kanë marrë pjesë në këtë festival, tashmë kanë filluar karrierën e tyre që në moshë të vogël, duke krijuar këngë dhe vepra artistike të tyre. Ndërsa me mbajtjen e këtij festivali, zyrtarisht filloi edhe vera kulturore në Strugë, e cila do të jetë e mbushur me koncerte të llojeve të ndryshme. 
 
ILMIE ZHAKU