Maqedoni

Takimi i mundshëm i liderëve, Mickovski kundër rrugës që ofron Kovaçevski

03.06.2023 14:11

Gjatë javës së ardhëshme pritet të realizohet takimi i liderëve, por formati i saj akoma mbetet i pa njohur, por as koha e sakt...

Gjatë javës së ardhëshme pritet të realizohet takimi i liderëve, por formati i saj akoma mbetet i pa njohur, por as koha e sakt. Lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ka kërkuar që me Kryeministrin Kovacevski të realizojnë takim tet-a-tet, dhe tema e vetme e këtij takimi të jetë cka pas dështimit të tentativës për ndryshimet kushtetuese. Ai është i mendimit se takimi i liderëve është më mirë të mos realizohet fare, sesa të realizohet dhe nga kjo mos të dalë asnjë përmbyllje e dobishme. 

“Është shumë thelbësore, se në cilin moment do të organizohen këto takimi të liderëve, dhe cila do të jetë tema, kjo është çështja më thelbësore. Ne jemi ata të cilët duhet ta vendosin të ardhmen e vendit, atë duhet ta definojmë në cilën rrugë do ta çojmë. Dhe për momentin kemi dy rrugë, e para është kjo të cilën po e ofron Dimitar Kovacevski, ndërsa rruga e dytë atë të cilën ne po themi se atë të cilën e ofron Kovacevski ne nuk do ta përkrahim, dhe mbi këtë duhet të sillet një konkluzion, dhe jo të shkojmë në takim të liderëve të dalim pa ndonjë konkluzë të qëndrueshme.”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Nikollova: Mickovski të dëshmojë kahjen e tij
 
Por nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë konsiderojnë se tani ka ardhur koha e vendimeve të rrënda ku secili aktor politik ka përgjegjësin e tij. Sipas LSDM përgjegjësi kanë edhe të gjithë 120 deputetët e Kuvendit të cilët duhet të vendosin për ardhmërin europiane të vendit, duke i përfshirë edhe ato të VMRO-DPMNE-së. Sipas deputetës së LSDM-së Daniella Nikollova, përpara Mickovskit është vendimi kryesor, se a do ta përkrah ardhmërin europiane të Maqedonisë, apo do ta ndjekë rrugë e ish liderit të tyre, pra integrim apo izolim?!
 
“Hristijan Mickovski është i thirur të marrjë pjesë në një takim shumë të rrëndësishëm, ku do të flitet për ardhmërinë e vendit, dhe ky nuk është takim privat, por nga ana tjetër nëse ai nuk ka besimin e strukturave udhëheqëse së partisë së tij, atëher le t’i mbetet në përgjegjësin e tij nëse do të marrë pjesë apo jo, apo do të vije i vetëm, apo me dikë nga strukturat udhëheqëse të partisë së tij. Kjo është një mundësi tani të tregon se është në anën e interesave shtetërore, dhe këto interesa të vendit do t’i mbrojë, dhe do t’i mundësojë vendit të qëndrojë në rrugën e integrimeve europiane.”, tha deputetja e LSDM-së, Daniela Nikollova. 
 
Për Mickovskit do të ishte e pranushme të krijohet një Qeveri gjithë popullore maqedonase, sepse sipas tij Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet. Në pyetjet se a do të krijonte një koalicion me LSDM-në pa BDI, ai pohoi se është koha që BDI pas 20 viteve të kalojë në opozitë. 
 
FITIM KRYEZIU