Maqedoni

Instituti “Arbën Xhaferi”: 58.091 nxënës më pak nëpër shkolla

03.06.2023 14:51

Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel shtetëror ka shënuar rënje drastike në dy dekadat e fundit....

Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel shtetëror ka shënuar rënje drastike në dy dekadat e fundit. Krahasuar me vitin shkollor 2001/2002, në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 58.091 nxënës më pak, apo një rënie prej 23,74%. Në vitin 2001/2002, 244.740 nxënës ndjeknin mësimin fillor dhe ciklin e parë të atij të mesëm, krahasuar me 186.649 në vitin 2021/2022, tregojnë burimet e institutit Arbën Xhaferi. Në pesë komuna me shumicë shqiptare, rënia e numrit të nxënësve ka arritur proporcione të jashtëzakonshme me një numër të nxënësve gati të përgjysmuar brenda dy dekadave të fundit: Struga (-42,17%), Tearca (-45,68%), Kërçova (-46,97%), Vrapçishti (-47,21%) dhe Gostivari (-47,44%).  
 
Ahmedi: Kërçova me 200 nxënës më pak
 
Edhe drejtori i shkollës së mesmë të Kërcovës, “Drita’ , Festim Ahmedi, konfirmon përgjysmimin e numërit të nxënësve. Nëse e përllogarisim 10 vjaçarin e fundit, i bije që shkolla të këtë 100 nxënës më pak.
 
“Në bazë të statistikave që kemi nga shkollat fillore, sivjet ka rënie të numrit të nxënësve për dallim nga viti i kaluar deri në 10 nxënës më pak nga viti paraprak. Nëse marrim një periudhë më të gjatë kohore një dekadëshë apo dy dekatëshe, rënia e numrit është dukshëm e lartë. Në 10 vjeçarin e fundit nëse e llogarisim një mesatare për 10 nxënës më pak çdo vit, i bije që numri i nxënësve për 10 vite është zvogëluar për 100. Një shifër shumë e madhe por fatëkeqësish ky është realiteti.”, tha Festim Ahmeti, drejtor në shkollën e mesmë të Kërçovës “Drita”.
 
Të gjitha komunat me shumicë shqiptare kanë rënie më të madhe se mesatarja në nivel shteti: Bërvenica (-31,02%), Likova (-32,45%), Zhelina (-35,18%), Jegunoci (-38,23%) dhe Dibra (-39,13%). Rënie nën nivelin e mesatares së shtetit kanë komunat: Dollneni (-4,68) dhe Tetova (-16,51). Vetëm në katër komuna me shumicë shqiptare ka rritje të numrit të nxënësve, respektivisht Studeniçani (33,21%), Çashka (22,93%), Çairi (21,79%) dhe Haraçina (11,45%). Që të gjitha këto komuna janë pjesë e qytetit të Shkupit ose të periferisë së kryeqytetit. Saraji, gjithashtu pjesë e qytetit të Shkupit ka rënie margjinale të numrit të nxënësve prej -2,99%.
 
FARIJE DAUTI BAKIU