Maqedoni
Selanik, kapen 160 kg kokainë, vinte nga Ekuadori me destinacion Shkupin
03.06.2023 15:35
161 kilogram Kokain e kualitetit të lartë, e cila kapën vlerën e mbi 10 milion eurove janë sekuestruar në portin e Selanikut...

161 kilogram Kokain e kualitetit të lartë, e cila kapën vlerën e mbi 10 milion eurove janë sekuestruar në portin e Selanikut në një aksion të përbashkët të policisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Greqisë dhe në bashkëpunim me DEA-n amerikane, dhe Qendrën për zbatimin e ligjit në Europan Juglindore SELEK. Kokaina është gjetur në një kontenjer transportues me banane, ku në shtetin Helen ka mbritur nga Ekuadori.
Ky aksion sipas MPB të Maqedonisë është vazhdimsi e aksionit i cili u zbatua para një muaji, kur në Selanik ishin sekuestruar 105 kilogram Kokain, dhe ishin arrestuar 14 persona, 7 persona nga Greqia, 3 persona nga Shqipëria, dhe katër nga Maqedonia.
“Në kuadër të kontrollimeve të kompanive dhe personave të cilët ishin të involvuar në rastin e parë ku ishin sekuestruar 105 kilogram kokain, kemi arritur tek informacioni se grupet kishin porositur edhe porosinë e dytë të kokainës nga Ekuadori. Në bashkëpunim me Shërbimin për drogë në Selanik dhe DEA-n Amerikane, janë evidentuar kontejnerët, të cilët pas mbritjes në Portin e Selanikut ata kanë qenë mjet i kotrollimeve të detajizuara. Nga Krim Policia gjatës javës së ardhëshme do të lëshoj raport të detajizuar deri tek Prokurori Publik dhe Gjykata për Parandalim të krimit dhe Korupsionit dhe pastaj trajtimi kalon nën kompetencat e Gjykatës.”, tha Suzana Pranjiç – Talevska, zëdhënëse e MPB.
Porosia e fundit e drogës ishte e paketuar në 100 paketime të ndryshme, apo në secilin kontenjer nga 50 pako. Kokaina ishte e fshehur në bunker special të ndërtuar në kuadër të kontejnerëve, respektivishtë tek binarët në pjesën e poshtme të kontenjerëve. Ndërsa nga pala greke kanë pohuar se kjo sasi është më e madhe e sekuestruar në hapësirën e Greqisë.
FITIM KRYEZIU
