Maqedoni

Aksidenti në autostradën Shtip – Milladinovc, konstatohet prani alkooli në gjakun e shoferit

03.06.2023 15:55

Prokurorët zbuluan detaje të reja për aksidentin e rëndë i cili ndodhi në autostradën Shtip-Milladinovc...

Prokurorët zbuluan detaje të reja për aksidentin e rëndë i cili ndodhi në autostradën Shtip-Milladinovc, ku humbën jetën tre persona në mesin e tyre një vajzë 15 vjeçare. Aksidenti ndodhi pasi vetura e tipit “Shevrolet” me të cilën udhëtonin pesë antarë të të njejtës familje, të cilët po ktheheshin nga një aheng në Kocan, gjatë parakalimit, shoferi ka humbur kontrollën e mjetit dhe është përplasur në barrikadat e autostradës dhe gjatë rrotullimit ka pasuar përplasja e dytë me veturën e tipit “TOYOTA” të cilën ka tentuar ta parakalojë. Jetën e ka humbur, vajza, bashkëshortja dhe nëna e bashkëshortes së shoferit të veturës me tabela të Shkupit.
 
“Testimi fillestar te shoferi i veturës “Shevrolet” ka treguar prani të alkoolit në trup, por në mënyrë shtesë, me qëllim që të vërtetohet përqindja e sasisë janë marr mostra të gjakut për analizë. Në vendin e fatkeqësisë janë ftuar ekspertët e trafikut, ndërsa prokuroria do të lëshojë urdhër për raport të plotë të trafikut. Janë grumbulluar të gjitha dokumentet mjeksore për të lënduarit dhe viktimat e aksidentit.”, thonë nga Prokuroria.
 
Jakupi: të plagosurit jashtë reziku për jetën
 
Nga të plagosurit, në gjendje më të rëndë është 29 vjeçari nga Koçani me lëndime të rënda trupore, i cili është transferuar nga Klinika e Shtipit në Klinikën Qëndrore në Shkup. Aktualisht gjendja e tij është stabile dhe jasht rrezikut për jetën.
 
“Pacienti është 29 vjeçar dhe është sjellur në klinikën tonë dje me lëndime të krahërorit, ka fraktura të thyera të brinjëve dhe një unaze, ka lëndime të mushkërive por gjendja e tij është stabile. Pacienti është kontaktibil, nuk ka ndonjë komplikim, nuk ka nevojë për intervenim kirurgjik. Pacienti është pranuar për observim dhe do të qëndrojë në klinikën tonë disa ditë për tu rikuperuar. Sipas të gjitha gjasave gjendja e tij do vazhdojë të jetë stabile siç është në këto 20 orë.”, tha kirurgu Nexhati Jakupi.
 
Tre personat e tjerë të lënduar në këtë aksident, të cilët ishin shtrirë në spitalin e Shtipit janë lëshuar për kurim shtëpijak.
 
FARIJE DAUTI BAKIU