Botë
Situata në veri të Kosovës, Kurti: Jo protesta të dhunshme
03.06.2023 16:23
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti edhe një herë u ka bërë thirrje të gjitha palëve në veri të Kosovës për shtensionim të situates...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti edhe një herë u ka bërë thirrje të gjitha palëve në veri të Kosovës për shtensionim të situates, sepse në të kundërtën të gjitha palët do të dalin të dëmtuara. Këtë deklaratë shefi i ekzekutivit, e bëri në fshatin Muhoc të Ferizajt, gjatë vendosjes së gur themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Kurti ka bërrë të ditur se protestat e serbëve në Veri të Kosovës duhet të ndalen, sidomos ato kur janë të dhunshme, sepse të gjithë ata do të përballen me drejtësinë një ditë.
“Situata në veri të Kosovës duhet të de eskalohet, për këtë është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme, ata të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët duhet të përballën me drejtësinë, e që në të ardhmen të kemi zgjedhje të lira, ku qytetarët e shprehin lirshëm vullnetin e tyre.”, tha kryeministri i republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, veriu i Kosovës, ka nevojë për zgjedhje të lira, por nevojitet paraprakisht sundim të ligjit, si dhe fushata për zgjedhje të jetë e lire, fer dhe demokratike të mos bëhet duke e frikësuar qytetarin e lirë. Kurti ka bërrë të ditur se ai nuk ka ndërmend të largohet nga ideja e shtrirjes dhe mbrojtjës së integritetit territorial të vendit në të gjithë Kosovën, dhe për derisa nuk shtrihet sundimi i ligjit në gjithë territorin nuk po flasim për shtet të fuqishëm dhe të drejt.
FITIM KRYEZIU
