Maqedoni

MPB: 137 gjoba në Shkup, 23 vozitës pa patentë shoferi

03.06.2023 16:44

Shkelja e rregullave të trafikut shpeshherë rezulton fatale...

Shkelja e rregullave të trafikut shpeshherë rezulton fatale. MPB vazhdon punën në terren për të ndaluar dhe gjobitur shoferët e pakujdeshëm.
 
Vetëm gjatë ditës së premte në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 137 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 9 për tejkalim të shpejtësisë, 23 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 3 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
 
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 4 për kalim në semaforë të kuq, 12 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 7 të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë.