Maqedoni

Takimi i liderëve, LSDM fton në unitet për qëllime strategjike

04.06.2023 13:25

Kanë vazhduar përplasjet në mes dy partive më të mëdha politike për sa i përket realizimit të takimit të liderëve...

Kanë vazhduar përplasjet në mes dy partive më të mëdha politike për sa i përket realizimit të takimit të liderëve, i cili duhet të realizohet gjatë javës së ardhëshme më qëllim që të gjitha subjektet politike t’i tejkalojnë dallimet të cilat i kanë për sa u përket ndryshimeve kushtetuese. Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë edhe një herë i kanë bërë të ditur liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski që të tregojë vendoshmëri politike dhe mos e bllokon procesin e ndryshimeve kushtetuese e me këtë edhe rrugën eurointegruese të vendit. Sipas zëdhënëses së kësaj partie, Bogdana Kuzeska, kjo është një mundësi e artë për vendin dhe se këtë mundësi RMV nuk do ta ketë më, pasi konsideron se vendi ka vetëm dy opsione: integrim apo izolim.
 
“Një mundësi tjerë të tillë, por edhe marrëveshje më të mirë RMV nuk do të marrë. Para të gjithë subjekteve politike, por edhe para të gjithë 120 deputetëve në Kuvend qëndron një vendim të cilën duhet ta sjellim e ato janë Integrim në BE, apo Izolim nuk kemi opsion tjetër. Mickovski ka mundësin të tregojë se është për unitet dhe për realizimin e qëllime strategjike shtetërore dhe nacionale vetëm nëse e përkrah rrugën europiane dhe reformat e nevojshme. Uniteti nacional nuk realizohet përmes bllokadave, apo me dallime në aspektin fetar, kombëtar, apo aspekte tjera.”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
 
VMRO fton në frontin nacional maqedonas
 
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së, sipas zëdhënësit të kësaj partie Naum Stoilkovski është koha e fundit që Kryeministri dhe LSDM-ja të lirohet nga prangat e BDI-së dhe të Ali Ahmetit, dhe të rreshtohet në frontin e përbashkët kombëtar nacional.  
 
“E nevojshme është që të kemi seriozitetin e duhur në këto momente dhe jo edhe një paradë mediatike e LSDM-së dhe e Qeverisë në tërësi. Ne besojmë se Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të gjej guximin që të realizoj takim tet a tet me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, ku do të bisedohen tema të rëndësishme dhe në këtë drejtim besojm se do të marrë leje nga Ali Ahmeti që të bisedohen temat e një rrëndësie të veçant. Ne i bëjmë thirrje Kovaçevskit që t’i bashkohet frontin nacional maqedonas.”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
 
Nga VMRO-DPMNE mbeten në qëndrim e tyre se lideri i tyre Hristijan Mickovski nuk do të marrë pjesë në takimin e rradhës të liderëve i cili parashihet të mbahet gjatë javës së ardhshme, sepse sipas tyre ky është një mashtrim i rradhës i LSDM-së. Ndërkaq, partitë shqiptare nuk kanë kundërshtuar pjesmarrjen në këtë takim të liderëve.  
 
FITIM KRYEZIU