Botë
Kurti: Nuk bëj kompromis me republikën
04.06.2023 13:46
Ndërtesat komunale në tri komunat në veri të Kosovës – Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – janë asete të Republikës së Kosovës...

Ndërtesat komunale në tri komunat në veri të Kosovës – Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – janë asete të Republikës së Kosovës dhe unë nuk bëj kompromis me republikën demokrartike, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në një intervistë për transmetuesit britanik BBC, duke i komentuar tensionet e fundit në veri, Kurti ka thënë se Kosova mund ta zvogëlojë numrin e zyrtarëve policorë në ndërtesat komunale, nëse paraprakisht, “bandat e financuara nga Beogradi” të shkojnë ose në Serbi, ose në burgje.
“Në këto tri komuna, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, i kemi tri ndërtesa, dhe nëse jo kryetarët, atëherë kush duhet të jetë në to? Nëse nuk janë për kryetarët, kujt i shërbejnë ato? Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kështu duhet të jetë. Ato ndërtesa janë asete të Republikës së Kosovës. Dikur kanë qenë struktura paralele të Serbisë, por ato janë struktura ilegale, të krijuara me fonde të Beogradit zyrtar, i cili dëshiron ta destabilizojë shtetin tonë, me idenë e Beogradit për të krijuar një botë të madhe serbe. Ne e kundërshtojmë diçka të tillë.”,- ka thënë kryeministri I Kosovës, albin Kurti.
