Maqedoni
Tetovë, mungon kujdesi për ambijentin, fajtor institucionet dhe qytetarët
04.06.2023 14:08
Edhe ato pak parqe që janë në Tetovë janë në gjendje të rënduar, ulse të dëmtura kosha plerash të shkatëruar lojra të fëmijve të dëmtuara...

Edhe ato pak parqe që janë në Tetovë janë në gjendje të rënduar, ulse të dëmtura kosha plerash të shkatëruar lojra të fëmijve të dëmtuara, bar i pakositur që rrezikon të rriturit dhe fëmijët nga zvaranikët dhe insektet. Këta janë pamjet kur viziton Parkun e Gruas në Tetovë. Banorët e anketuar thonë se qytetarët të pa ndërgjegjshmë kanë shkatëruar këtë vend që s’ka as dy vite që është përuruar, por sipas tyre faj kanë edhe institucionet përgjegjëse të cilët nuk vendosin kamera dhe nuk kujdesen për mirëmbajte.
“Institucionet shtetërore duhet përkujdesur por duhet rritur edhe vedija e qytetarve. Fëmijët janë pa mbykëqyrje dhe për këtë arsye vijnë edhe dëmtimet e tyre. Për këtë arsye ne të gjithë se bashku duhet të kontribojmë pasi institucionet nuk mund te arrijnë gjitha pikat. Qytetaret duhet të jenë te vedishme pasi është në të mirën e përgjithshme. Kjo është dëm edhe për fëmijët, se mund të ketë edhe zvaranik, gjarpërinj, hardhuca dhe mund të ketë pasoja.”, u shpreh një banor.
“Tash është mirë parku, por qytetarët hedhin mbeturinat vend e pa vend ku nuk mund të arrijnë sherbimet komunale t’i pastrojnë aq sa hedhin mbeturina qytetarët. Duhet të dalin në terren inspektoriati komunal. Kur qytetari, i cili bënë kundervajte dhe dënohet nga inspektoriati herën tjetër nuk do e përsëris. Patjetër komuna duhet t’i mirëmbaje parqet pasi janë në ingerenca të tyre, nuk mund qytetarët ta kosisin, ka institucione të veçanta që bëjnë pastrimin, kositjen.”, tha një banor.
“Gjithmonë duhet më mirë, nuk duhet të ketë mbeturina, kontejnerët të jenë në rregull ka shumë punë për t’u bërë, nuk është bërë kullosa por ka shumë punë. Rrezikohen fëmijt pasi ata luajnë. Ka gjithçka aty.”, u shpreh një banor.
Shaqiri: S’kemi kapacitet të përballemi me të gjithë
Lulzim Shaqiri udhëheqës në Drejtorin e Parqeve dhe gjelbërimve në Tetovë tha se vandalizmi i disa të rinjëve ka sjell këtë situatë. Shaqiri tha se NKP- Tetova, ka munges të personelit dhe për këtë arsye nuk mundë të arrin t’i mirëmbajë si duhet parqet.
“E vërtet është se ballafaqohemi me një situatë ku në qytet kemi shume momente të vandalizmit të shprehur nga ana e të rinjve, te cilët bëjnë shkatërimin e paisjeve urbane, si: ulëset, lojrat e fëmijve, koshat nëpër bulevarde. Ballafaqohemi seriozisht me problem të madhë nga mos serioziteti i qytetarve. Ne mundohemi që herë pas herë të sanojm paisjet urbane, por problemi sa herë e na rritet nga ana e vandalizmit të qytetarve. Me kapacitet që ka NKP nuk mund të arrijë në kohë të bëjë kositjen e parqeve dhe pastrimin e sipërfaqëve gjelbëruese.”, tha Lulzim Shaqiri, udhëheqës në NPK Parqet dhe gjelbërimet
Deri sa në përgaditëm kroniken punonjësit e NPK Parqet dhe gjelbrimet erdhën dhe filluan kositjen e barit, por edhe parqet tjera publike në Tetovë janë në gjende të njejtë dhe të shkatëruara nga dora e njeriut dhe mos kujdesja e institucioneve.
VISAR SADIKI
