Maqedoni

Likovë, Berisha takon bujqit dhe fermerët

04.06.2023 14:33

Në Likovë qëndroi për takim pune, zëvëndës minstrja e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, Vjollcë Berisha....

Në Likovë qëndroi për takim pune, zëvëndës minstrja e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, Vjollcë Berisha. Me kërkesë të shoqatës së fermerëve “Agrokultura” nga Likova, u realizua takimi mes dhjetëra bujqëve e blegtorëve dhe zëvëndës ministres e cila, për së afërmi dëgjoi dhe u ballafaqua me hallet dhe dertet e fermerëve të rajonit të Likovës.
 
“Si pjesë e programit tim, është që në radhë të parë t’i dëgjojmë bujqit, jemi përpjekur që t’i organizojmë bujqit e këtyre zonave që të dalin dhe ne t’i dëgjojmë që sa më shumë të grumbullojmë informacione se cka u mungon e ne cka mund të bëjmë për ata, sepse unë mendoj se nëse i shohim problemet vetëm nga aspekti i kabinetit realisht do të jemi larg problemeve të mirëfillta që kanë bujqit tanë. Unë mendoj se sa më afër fermerëve, sa më shumë kontakte edhe produkti do të jet më i madh sepse gjithcka ka të bëjë me bashkëpunimin dhe bashkëpunimi nuk ka tjetër mundësi vecse t’i takosh fizikisht dhe t’i dëgjosh problemet e hallet e tyre.”, tha zëvëndës minstrja e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, Vjollcë Berisha.
 
“Për ne si shoqatë, është një moment shumë pozitiv që gjetëm gjiuhë të përbashkët dhe përgjigje positive nga zv/ministrija, shpresoj se nga ky moment në bashkëpunim me të si dhe me organet e drejtori të tjera do të kemi aktivitete të bujshme, edhe nëqoftë se nuk mundemi me i zgjidhë problemet në përgjithësi por do të mundohemi së paku t’i zbusim problemet e hallet me të cilat ballafaqohen anëtarët e fermerët e komunës së Likovës.”, tha mes tjerash kryetari i shoqatës së fermerëve “Agrokultura” Likovë, Menduh Nuhiu. 
 
“Si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm që kemi kryetarin e shoqatës “Agrokultura”, ne ofruam mundësinë dhe mbështetjen tone që ta ofrojmë infrastrukturën tone politike në shërbim të bujqëve individual këtu në kuadër të komunës së Likovës. E dijmë se ky rajon ka qenë i njohur për prodhimet bujqësore dhe në një formë duam që si zonë t’i ofrojmë mundësinë e ta rikuperojmë apo ta riaktivizojmë cështjen e bujqësisë në këtë pjesë.”, theksoi Rijad Shaqiri, anëtar i kryesisë së “ASh”.
 
Nga ajo që u bisedua në këtë takim, u la të kuptohet se hallet e fermerëve janë të shumta, e theks të veçantë zunë problmet dhe pagesa e subvencioneve, të cilat nuk po arrijnë të derdhen me kohë në xhirollogaritë e fermerëve.
 
FATLUM AQIFI