Maqedoni
Pendarovski: Ndryshiet kushtetuese të futen në procedurë
04.06.2023 14:47
Ndryshimet Kushtetuese është shumë më mirë të futen në procedurë parlamentare edhe pa e siguruar paraprakisht shumicën parmalentare...

Ndryshimet Kushtetuese është shumë më mirë të futen në procedurë parlamentare edhe pa e siguruar paraprakisht shumicën parmalentare, në këtë mënyrë mund të dallohen qartë të dy blloqet, ata që janë për antarsim në BE sipas kushteve të përcaktuara nga një kornizë negociuese dhe ata që janë kundër kësaj dhe që pandehin se do të rinegociojnë për një kornizë gjoja më të mirë negociuese, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.
“Mendoj se nuk duhen vota, nëse vjen puna deri në këtë pikë dhe nëse ka ndarje të tillë, përmes procesit të votimit vetëm mund të verifikohet ajo që të gjithë e shohim. Pra, nuk do t’i thellojë ndarjet por përmes procesit të votimit vetëm do të identifikohet. Sigurisht këtu flasim për ata që nuk e kanë të qartë qëllimin e shtetit tonë, se ekzistojnë dy blloqe të cilët kanë njërin ose tjetrin që është i kundërt me vizionin e parë për Maqedoninë e Veriut në Evropë.”, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.
Pendarovski: Lënia pas dore, gabim strategjik
Pendarovski e pranoji se kritikat që vinë nga SHBA-ja dhe BE-ja në lidhje me reformat janë poshtëruese. Madje potencoi se, kanë bërë gabim strategjik pasi e kanë harruar Ballkanin Perendimorë. Pas deklaratave të Uonderlain dhe Makronit për planet e reja të zgjerimit, kreu i shteti ishte kategorik; Nuk beson në forma të reja të asociimit dhe antarsimit në BE sepse qytetarët janë të lodhur nga kërkesat e vazhdueshme për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.
“BE-ja ka bërë gabim strategjik që e ka lënë mbas dore Rajonin dhe neve si pjesë e këtij rajoni. Pas të gjitha kompromiseve që i kemi bërë si shtet, na la jasht dhe aspak nuk ka menduar se një ditë patjetër duhet të gjej zgjidhje për “pjesën e vet”, kështu themi sepse Ballkani Perendimorë është pjesë e projektit të BE-së. BE-ja kurrë nuk ka thënë zëshëm; ‘Mos bëni reforma sepse për shkak të kësaj nuk do të përparoni.’ BE-ja dhe SHBA-ja, tani filluan të kritikojnë se sa para kanë dhënë dhe nuk shohin rezultate. Të tilla kritika të drejpërdrejta nuk i kemi patur vitet e kaluara, a kemi patur raste për kritika. Nuk them që përgjegjësia e të gjithëve është e barabartë, por dua të them se shteti është në gjendje të keqe sidomos në parimet kyçe me të cilat vlerësohet përgatitja për hyrje në BE dhe kjo është: Sundimi i së Drejtës.”, tha Pendarovski.
Perndarovski, mes tjerash tha se ka patur vrull gjatë procesit të zgjerimit përshkak të luftës në Ukrainë, por pyet çka do të ndodh kur të mbarojë lufta? Në lidhje me mosmarrveshtjet me Bullgarinë, Presidenti tha se nëse ka ndikim rus, kjo nuk është dominante në Sofie. Sipas tij retorika bullgare në dy tre vitet e fundit nuk dallon nga retorika e Jugosllavisë.
FARIJE DAUTI BAKIU
