Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, a do të mënjanohet 20%-shi?
04.06.2023 15:13
Largimi i formulimit të turpshëm për shqiptarët e RMV duhet të largohet nga Kushtetuta...

Largimi i formulimit të turpshëm për shqiptarët e RMV duhet të largohet nga Kushtetuta, sepse në të kundërtën kushdo që të jetë kundër kësaj do të jetë kundër ardhmëris së vendit, dhe kundër prespektivës europiane të vendit, thotë për TVM2 profesori Universitar Isak Sherifi. Sipas këtij të fundit kjo iniciativë nuk duhet të pengohet nga askush, por do të ishte shumë më e rrugës që kjo iniciativë të vije nga vet partitë politike maqedonase, dhe kjo të jetë në një farë mënyrë si një falendërim për shqiptarët e vendit të cilët nuk kanë kontestuar asgjë maqedonase, por kanë qenë çdoherë ndërmjetësues të tejkalimeve të rënda, të cilat RMV i ka pasur me fqinjët e saj, si me Greqinë ashtu edhe me Bullgarinë.
“Spektri politik maqedonas duhet të reflekton në këtë rast, për shkak se subjektet politike shqiptare, kanë qenë po ato subjekte të cilat i kanë hapur shteg apo rrugëtim të drejtpërdrejt Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Në suaza të ndryshimeve kushtetuese, është shfaqur si penges nga tabori politik maqedonas, ndërsa unë mendoj se është koha që 20 për qindëshi të hiqet nga Kushtetuta e RMV, me që integrimi i Maqedonisë në BE, nuk varet vetëm nga subjektet politike maqedonase, por varet edhe nga numrat e deputetëve që janë në Parlamentin e RMV. Për shkak se shqiptarët në kontinuitet që nga vitet 90’ta kanë qenë në vijë të drejtpërdrejt me proceset eurointegruese.”, tha për TVM2 profesori Universitar Isak Sherifi.
Sherifi poashtu është i mendimit se mos unifikimi i një qëndrimi nga partitë politike shqiptare u ka dhënë mundësi palës maqedonase që këtë ndryshim në Kushtetutë ta vënë në pikpyetje, sepse sipas tij, sikur partitë shqiptare të kishin një qëndrim unik për këtë qështje, sot ky largim i këtij formulimi nuk do të ishte diskutuar. Por për ndërtimin e këtij qëndrimi sipas Sherifit nuk është vonë të bëhet edhe tani, por kjo nismë duhet të vije që nga BDI e më pas të shoqërohet më njëher nga ASH, BESA dhe AAA.
“BDI është në mënyrë decide për mos heqjen e 20 për qindëshit, ASH së bashku me Lëvizjen politike BESA dhe Alternativën duhet ta homogjenizojnë qëndrimin e tyre sa I përket 20 për qindëshit që të largohet nga Kushtetuta e RMV. Një pjesë e partive politike shqiptare në Maqedoni, me deklaratat e tyre nuk u bëjnë nder subjekteve të tyre politike, por edhe shqiptarëve në vend, të cilat kanë përqafu idenë e mos heqjes së 20 për qindëshit.”, tha Sherifi.
Së fundmi partitë politike maqedonase janë prononcuar se çështja e 20 për qindëshit nuk duhet të jetë temë e diskutimeve në ndryshimet e tanishme kushtetuese, por duhet të shihet ndonjë momentum më i përshtatshëm. Por nga ana tjetër Presidenti Pendarovski ka qenë shumë I qartë në këtë drejtim dhe ka shtuar se atij si President nuk do t’i pengonte që shqiptarët të qëndrojnë në kushtetutë, dhe të largohet formulimi 20 për qind.
FITIM KRYEZIU
