Botë

Bangladesh, 70 të vdekur nga trageti i përmbysur

23.02.2015 17:42

Vazhdon të rritet bilanci i viktimave të tragetit të përmbysur në lumin Padma në Bangladesh, duke arritur në të paktën 70 të vdekur...

Rreth 200 pasagjerë mendohet të kenë qenë në një traget kur ai është përmbysur pasi që është goditur nga një anije mallrash. Aksidenti ndodhi rreth 40 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Saka.
 
Kërkimet për të humburit janë ndërprerë pas tërheqjes së anijes së mbytur e rimorkimit të saj në tokë.
 
Megjithatë, autoritetet lokale vazhdojnë të monitorojnë ujërat në zonën e incidentit. Përgjegjësit e operacioneve të kërkimit nuk e kanë bërë ende zyrtar numrin e të humburve dhe viktimave. 
 
Aksidentet e trageteve janë të zakonshme në Bangladesh, vend i cili përshkohet nga më shumë se 130 lumenj. 
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU