Maqedoni

BDI shënon 21 vjetorin e themelimit, do të kremtohet në Shkup dhe Tetovë

04.06.2023 15:36

Bashkimi Demokratik për Integrim me koktej festiv do të shënojë 21 vjetorin e formimit të kësaj partie në Shkup...

Bashkimi Demokratik për Integrim me koktej festiv do të shënojë 21 vjetorin e formimit të kësaj partie në Shkup, konkretisht në hotelin Aleksandar Palas. Këtë e bëri të ditur vetë lideri i kësaj partie Ali Ahmeti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Kryetari Ali Ahmeti do të organizojë panel debat në temë “Fronti europian”. Në debat do të marrin pjesë, Ali Ahmeti, Radmila Shekerinska, Petar Arsovski, Gazmend Ajdini, Teuta Arifi dhe të tjerë. Pas debatit, Ahmeti do t’u drejtohet anëtarëve të partisë në një koktej me rastin e 21 vjetorit të ditëlindjes së BDI-së.”, – thuhet në njoftimin e BDI-së.
 
Menjherë pas shpalles së njoftimit nga kreu i BDI-së, fraksioni ose i ashtuquajturi grupi“Grupi i Zjarrit”, doli me tjetër njoftim, ku paralajmëroi se fraksioni i kësaj partije, manifestimin nuk do ta mbajë të Shkup por në Tetovë, pikërisht në të njëjtën ditë dhe orë. Pra, ditën e henë me 5 qershor në ora 14:00 në Tetovë. 
 
“Së pari kohën ne e kemi përcaktuar pa patur informacion se të tjerët kur e kanë caktuar kohën për aktivitetin e till dhe është shumë normale që ne ta përcaktojmë kohën. Për të gjitha dallimet që janë imponuar brenda BDI-së, ministrant e BDI-së që në mungesë të organeve uzurpuan vendimmarrjen, politikbërjen dhe tani shpiki terme” vetpërjashtime”, “vetlargime”, nuk mund të diktojnë dinamikë të mëndimeve, të aktiviteteve apo qëndrimeve politike, duhet të mbajnë përgjegjësi për përcarjen e thellë që kanë shkaktuar brenda antarve dhe simpatizantëve të BDI-së.”,- tha Blerim Baxheti nga “Grupi i Zjarrit”. 
 
Një ditë më parë Izet Mexhiti, tashmë lider i fraksionit, takoi ish bashkëpartiakun e tij, Fatmir Limani tash zyrtar i lartë i Lëvizjes Besa. Dyshimet që paraqiten në opinion është se në këtë takim është diskutuar organizimi i manifestimit paralel në Tetovë, me ndihmën e Levizjes BESA për arsye se administrata e qytetit në Tetovë për momentin udhëhiqet nga Bilall Kasami, kryetar i Levizjes BESA, i cili duhet të jep leje për manifestimin, por edhe të sigurojë njerëz për pjesëmarrje.
 
Sipas Bexhetit, takimi mes tyre ka qenë i rastësishëm dhe nuk ka asgjë të vërtët për atë që aludohet.
 
“Me sa kam informacionIzeti rastësisht është takuar në një lokal më Fatmir Limanin dhe dua të them se nuk kemi asgjë të përbashkët më Lëvizjen Besa për organizimin e përvajtorit të partisë sonë BDI. Pasi ne funksionojmë si fraksion brenda BDI-së, takimet e rastësishme nuk janë përcatues për asgjë.”,- tha Blerim Baxheti, “Grupi i Zjarrit”.
 
Për themelimin e ndonjë partie tjetër, Bexheti tha se nuk është diskutuar asnjëhër përkundrazi, sipas tij “Grupi i Zjarrit” siç thotë, “përpiqet të vendosë në binare” gjendjen që ka dal jasht kontrolli brenda BDI-së.
 
FARIJE DAUTI BAKIU