Maqedoni
Strugë, nxënësit në garë gastronomie
04.06.2023 16:14
Për herë të parë në Strugë u organizua garë gastronomike mes nëxnësve të shkollave të mesme në drejtimin e turizmit dhe gastronomisë...

Për herë të parë në Strugë u organizua garë gastronomike mes nëxnësve të shkollave të mesme në drejtimin e turizmit dhe gastronomisë. Gara u organizua nga profesorët e shkollës së mesme Niko Nestor në Strugë, ndërsa pjesmarrës ishin nxënës nga shkolla e mesme në Strugë, Ohër dhe Krushevë. Evente të ngjajshme janë mbajt edhe më herët në vende të ndyshme të Maqedonisë, por kjo ishte hera e parë u mor si iniciativ në Strugë. Organizatorët thonë se evente të tilla do të ndihmojnë të rinjtë të jenë më të përgatitur në profesionin e tyre, ndërsa përgatitja e tyre paraprakisht është një ndihmë edhe për bizneset e gastronomisë, të cilët kohëve të fundit po përballen me mungesë të stafit.
“Në strugën tonë të bukur u mbajt një event shumë i bukur, që është për të përshëndetur. Ideja për këtë event doli nga profesorët e shkollës tonë, Niko Nestor. Unë si drejtuese e kësaj shkolle, me shumë dëshirë e mbështeta këtë event, sepse ky event ka rëndësi të madhe për Strugën turistike. Ne si shkollë do të mbështesim gjithmonë këto evente, sepse në Strugë për momentin një kuadër e tillë është mëse i nevojshëm.”, tha drejtoresha e shkollës Niko Nestor, Keti Jankoska.
“Dua të them se për mua është kënaqësi që jam juri për herë të parë në këtë garë në Strugë. Shpresoj që kjo të bëhet traditë. Gjithashtu dua të potencoj që u paraqitën shumë pjesmarrës, nxënës, çdokush është i ndryshëm, gatuan në mënyrën e vet. Është shumë e rëndësishme që të ketë më shumë evente të tilla, që te ketë motivim tek kuzhinierët. Sepse këtu ne nuk vlerësojmë vetëm ushqimin por edhe si e përballojnë gatimin, si gjenden në kuzhinë, të gjitha.”, tha Vlatko Gjorgjiesku, juri në event.
“Besoj që ëndrra jonë më në fund u bë realitet dhe shpresoj të ketë jetëgjatësi më të madhe dhe pse jo të kemi evente edhe më të mëdhaja. Si ide ishte e përbashkët në bisedë me kolegen time, me drejtoreshën dhe pjestar tjetër të administratës të shkollës, dhe atyre u jam faleminderues që na mbështetën eventin. Mendoj që shkoi perfekte në aspekt që është për herë të parë. Mundi jonë është gjithë në përfitim për nxnësit.”, Taip Yseini, profesor në Niko Nestor.
Edhe nxënësit që morën pjesë në këtë garë gatimi ishin të emocionuar për eventin, ndërsa thanë se ky event do t’u ndihmojë shumë në të ardhmen.
“Sot gatuam Salmon me perime dhe patate, jemi shumë të kënaqur me kushtet dhe organizimin. Me projekte të tilla, fillimisht ne përparojmë për veten tonë, por edhe diplomat që do marrim nga ky projekt do të na ndihmojnë për fakultet, por edhe për t’u punësuar. Por mbi të gjitha është e rëndësishme që të shoqërohemi.”, tha Nikita Mishevski, nëxnëse nga Ohri.
Pas përfundimit të ushqimeve të ndryshme që gatuan nxënësit, të cilët u vlerësuan nga një juri profesioniste, në prani të një publiku të gjerë, ato morën edhe çmimet e tyre. Eventi u përkrah edhe nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa është planifikuar që tashmë ky event gatimi të kthehet në një traditë në Strugë.
ILMIE ZHAKU
