Maqedoni

Qyetarët ankohen për çmimet e larta: Të ulen më tepër çmimet e produkteve bazë

04.06.2023 16:37

Qytetarët ankohen për çmimet e larta në tregje. Thonë se çmimi i disa produkteve, në vend që të lirohet përkundrazi, është rritur....

Qytetarët ankohen për çmimet e larta në tregje. Thonë se çmimi i disa produkteve, në vend që të lirohet përkundrazi, është rritur. 
 
Çmimet e pemëve dhe perimeve në tregun e Bit Pazarit janë ulur. Mirëpo qytetarët e anketuar thonë se duhet të ulet edhe çmimi i fasules, orizit dhe produkteve tjera sepse vështirë i’a dalin me standardin që e kanë. 
 
“Pasuli është katastrofë. 200 den kg, orizi 90 dhe 120den.”, u shpreh një qytetar.
 
“Kalojmë dita ditës por, për neve si pensioner, çmimet janë të larta.”, thashpreh një qytetar.
 
“Sipas standardit të Maqedonisë prap janë shtrejtë, gjithçka më duket shtrejtë, nuk del muaji problem është.”, u shpreh një qytetar.
 
Tregtarët thonë se çmimet e frutave dhe perimeve variojnë në varësi të cilësisë. Presin që me rritjen e prodhimit vendas të rritet edhe oferta, pra të bien edhe më shumë çmimet, sepse aktualisht kanë shitje të dobët.
 
“Kanë rënë çmimet domatja ka qenë 150, tash është 60, trangujt 50 në krahasim si ishin. Shitje dobët, nuk kemi. Ka ndikuar edhe pak moti i lig.”, u shpreh një tregëtare.
 
“Çmimet kanë rënë pak por, shitje s’kemi. Momentalisht, jo se kundër standardit të popullatës çmimet janë të larta. Specat kanë qenë 120 tani janë 80, 60den.”, tha një tregëtar.
 
“Mendoj që kanë rënë çmimet. Domatja është 70 den, bizelja nga 100 den ka rënë në 80 den. Kemi shitje por, jo mjaftueshëm.”, u shpreh një tregëtar.
 
Ministri Bekteshi paralajmëroi se inspektimet po vazhgojnë, nëse do të ketë rritje të pajustifikuara të çmimeve. Nga ana tjetër opozita bëri thirrje për vazhdimin e ngrirjes së çmimeve. Vendimi i parë për ngrirjen e çmimeve është marrë më 28 shkurt, kur çmimi i bukës është ngrirë prej 33 denarë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI