Maqedoni
Rritja ekonomike, Baush: Ulja e inflacionit falë trendeve botërore
04.06.2023 16:59
Banka Popullore me projeksionet e fundit planifikon që këtë vit të ketë stabilizim të rritjes ekonomike...

Banka Popullore me projeksionet e fundit planifikon që këtë vit të ketë stabilizim të rritjes ekonomike edhe atë prej 2,1% ndërsa infalcioni të përfundojë njëshifror prej 8-9 %, rezervat devizore janë në zonë të sigurtë ndërsa rreziqet rreth projeksioneve edhe më tëj ekzistojnë kryesisht të lidhura me situatat jasht vendit.
Ndërkohë eksperti ekonomik Abil Baush vlerson se ky projeksioni vështirë të realizohet për shkak të inflacionit dyshifor dhe paralajmërive të Gjermanisë për recesion, vend ky i cili është partneri më i madh në sferën e shkëmbimit tregtar.
“Ende kemi një inflacion i cili është dyshifror dhe kemi disa parametra të cilat paraqiten në nivelet globale si rritja ekonomike ku Banka Qëndrore Evropiane vlerson se në nivel të Unionin Evropian do të ketë një rritje nga 0,8-0.9 të GDP-së në nivel evropjan. Një moment tjetër i cili është pak shqetësues për ekonominë tonë është se Gjermania një prej partnerevë tonë më të medhënj me të cilën kemi një lëvizje tregtare pozitive, paralajmëron një recession teknik e cila do të ndikojë në eksportin e mallrave dhe zvogëlimin e GDP-së në tremujorin e tretë dhe të katërt.”, tha eksperti ekonomik Abil Baush.
Ulja e inflacionit përiudhën e fundit është falë trendeve botërore ndërsa masat si përkufizimi i çmimeve nuk e dhanë efektin e duhur vlerson Baush
“Duke e pasur parasysh se banka popullore ka intervenuar me ngritjen të interesit bazë të kredive shihet se nuk kanë dhënë rezultate të caktuara. Sipas parashikimeve të bankës popullore ne duhet të kemi inflacion njëshifror në kuartalin e dytë të vitit 2023 por ne në kuartalin e dytë kemi inflacion 13% e cila pritet që në kuartalin e tretë në fund apo në fillim të atij të katërt të kemi një inflacion një shifror dhe kur ke një inflacion një shifror sipas parashikimeve të bankes popullore prej 7-9% atëherë nuk mund të presësh një rritje ekonomike më shumë prej 1,3-1,5 ose më poshtë.”, tha Baush.
Rikuperimi ekonomik mund të arrihet vetëm 2024 ndërsa rritje ekonomike e cila do të sjell zhvillim ekonomik të mirëfilltë mund të pritet gjatë vitit 2025 thotë Baush. Edhe Banka Popullore pret që për vitin 2024 priet që rritja të arrijë në 3,6 dhe në 2025 në 4% vitin pas në përputhje me rikuperimin e aktivitete globale ekonomik.
GAZMEND KURTISHI
