Botë

Lufta në Ukrainë, Rusia sulmon qytetin Dnjipro

04.06.2023 17:39

Një vajzë dyvjeçare është vrarë dhe 22 persona tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi ajror rus...

Një vajzë dyvjeçare është vrarë dhe 22 persona tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi ajror rus, në një zonë të banuar me civilë në qytetin ukrainas, Dnjipro.
 
Trupi i saj është nxjerr nga rrënojat e një shtëpie përgjatë natës.
 
Serhiy Lysak, guvernator i rajonit në Dnjipro, ka thënë se pesë prej të plagosurve janë fëmijë, dhe tre djem janë në gjendje në rëndë.
 
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka fajësuar Rusinë për sulmet, mirëpo Kremlini ende nuk ka bërë ndonjë koment. Zelensky ka thënë se shpërthimet në Dnjipro kanë qenë të qëllimshme.
 
Sulmet ajrore ruse janë intensifikuar në javët e fundit mbi Ukrainë, pasi ka pritje për nisjes së kundërofensivës së Kievit, me qëllim të rikthimit të territoreve të pushtuara nga forcat ruse, prej nisjes së luftës.
 
Zelensky ka thënë më 3 qershor se forcat ukrainase janë gati që ta nisin kundërofensivën.