Botë

Kina kundër aleancave si NATO-ja në Azi-Paqësor, Shangfu: Mund të nxisin konflikt

04.06.2023 18:00

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, është deklaruar kundër krijimit të aleancave ushtarake të ngjashme me NATO-n..

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, është deklaruar kundër krijimit të aleancave ushtarake të ngjashme me NATO-n, në rajonin e Azi-Paqësorit, duke thënë se diçka e tillë mund të përballë atë zonë me një “vorbull” konflikti.
 
Komentet e tij kanë ardhur një ditë pasi anijet e ushtrisë amerikane dhe asaj kineze, kanë lundruar afër njëra-tjetrës afër Ngushticës së Tajvanit.
Ky incident ka provokuar zemërim te të dyja palët.
 
“Tentimet për të krijuar aleanca të ngjashme me NATO-n në Azi-Paqësor, janë mënyrë për t’i kidnapuar shtetet rajonale, dhe për të nxitur konflikte dhe përballje.”, ka thënë Li në një konferencë të sigurisë në Singapor.
 
“Nuk mund të mohohet se në rast të ndonjë konflikti apo përpalljeje në mes të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, dhimbja për botën do të ishte e padurueshme.”, ka thënë mes tjerash Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu.