Maqedoni

Parashikimi i motit

05.06.2023 08:54

Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në vendin tonë....

Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në vendin tonë. 
 
Orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë zonën malore, më të dukshme në veri të vendit ku priten edhe rrebeshe.
 
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C. 
 
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, paradite me diell dhe me vranësira, pasdite në disa pjesë të luginës me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27°C.