Maqedoni

Qeveria, në kontakte të vazhdueshme me institucionet e BE-së

23.02.2015 17:47

Pas anulimit të takimit Gruevski-Junker, kanë dalë me qëndrim zyrtarë edhe nga qeveria...

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, ka deklaruar se “qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e institucioneve evropiane.

Duke pasur parasysh se vetëm para disa ditëve kryeministri Gruevski kishte takim me komisarin evropian, Han, ku u ndanë mendime dhe ide për numrin më të madh të temave dhe aspekteve, midis dy palëve bashkërisht u vlerësua se para takimit Gruevski¬-Junker është e nevojshme një hapësirë me e madhe për t’u siguruar një përfshirje sa më e madhe e tematikës së tërësishme, e cila do të jetë lëndë e atij takimi, theksoi Gjorgjiev.