Maqedoni
Takimi i liderëve Kovaçevski – Mickoski do të mbahet të mërkurën
05.06.2023 10:48
Zyrtarisht konfirmohet takimi mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski....

Zyrtarisht konfirmohet takimi mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Takimi është caktuar për më 7 qershor të mërkurën, në Klubin e Deputetëve në orën 11.
“Në takim do të diskutohet para së gjithash për vendimet që duhet të miratohen në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë aktorëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë.”, thonë nga Qeveria.
