Maqedoni

Osmani për vizitë pune në Budva

05.06.2023 11:05

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të merr pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të merr pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, i cili do të mbahet në Budva. Takimi mbahet më pak se një muaj para marrjes formale të kryesimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, më 1 korrik.

Pas seancës plenare, së bashku me përfaqësuesit e treshes kryesuese, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut ,Osmani do të mbajë konferencë për media, ndërsa në margjinat e takimit ministror do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e tij, nga vende anëtare të iniciativës. Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është formuar në qershor të vitit 1996, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit.  Iniciativa synon krijimin e një rajoni të bazuar në demokraci dhe prosperitet ekonomik, si dhe integrim të plotë të kësaj pjese të kontinentit në strukturat evropiane dhe euroatlantike.