Maqedoni

Propozim nisma për ndryshimet kushtetuese i është dërguar Qeverisë për shqyrtim

05.06.2023 11:16

Propozim nisma për ndryshime kushtetuese e përgatitur nga Grupi Punues nga Ministria e Drejtësisë i është dërguar Qeverisë...

Propozim nisma për ndryshime kushtetuese e përgatitur nga Grupi Punues nga Ministria e Drejtësisë i është dërguar Qeverisë, e cila duhet ta shqyrtojë në seancë dhe më pas ta dërgojë në Kuvend.

Ministria e Drejtësisë ka punuar javën e kaluar për pastrimin nomoteknik të propozimit dhe i njëjti është përkthyer edhe në shqip. Qeveria, si rregull, mban seancë të rregullt çdo të martë, por për momentin nuk ka informacione nëse propozim-iniciativa do të jetë në rend dite të seancës së nesërme apo do të shqyrtohet shtesë. Në seancën e mbajtur dhjetë ditë më parë, Grupi Punues miratoi propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës me udhëzime për ndryshime dhe plotësime.