Futboll

Real Madridi shkeputet ne kater pike

23.02.2015 17:51

Real Madrid është kthyer edhe një herë në situatën që ishte në kampionat para humbjes me Atletico Madrid në “Vicente Calderon”...

Kryesuesit e Ligës BBVA fituan në fushën e Elches me rezultatin 2-0 dhe shkëputen 4 pikë nga Barcelona që të shtunën humbi në “Camp Nou” ndaj Malagës. 
 
Golat për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti u shënuan nga Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, të dy në pjesën e dytë.
 
Reali e dominoi tërësisht takimin dhe e zhbllokoi rezultatin që në pjesën e parë me Benzema, i cili shënoi me një roveshatë fantastike, por goli iu anulua padrejtësisht nga anësori për pozicion jashtë loje.