Botë

Ukrainë, vazhdojnë luftimet, Kievi fton në heshtje operative

05.06.2023 17:30

Para se të nisë kontraofensiva e paralajmëruar ukrainase ndaj Rusisë, ushtria ukrainase fton në heshtje operative....

Para se të nisë kontraofensiva e paralajmëruar ukrainase ndaj Rusisë, ushtria ukrainase fton në heshtje operative. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar video xhirim nga dy avionë ushtarakë F 16. Zëdhënësi i forcave të aviacionit publikoi se Ukraina ka formuar grupin e parë të pilotëve për manovrim me avionët luftarak. Sipas ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës Oleksij Reznikov, avionët luftarak F 16 nuk do të përdoren në kundërsulm gjatë verës, por se Kievi do të jetë gati për përdorimin e këtyre avionëve në vjeshtë ose dimër.
 
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes pohon se ka parandaluar dy sulme të mëdha ukrainase në dy provinca të Ukrainës.
 
“Armiku nisi një ofensivë të madhe në pesë sektorë në frontin jugor në drejtim të Donjetskut. Humbjet e forcave të armatosura ukrainase kalojnë më shumë se 250 persona, 16 tanke, tre autoblinda dhe teknikë ushtarake.”, - deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenko.
 
Presidenti i Ukrainës, Zelenski, gjatë turit evropian ka deklaruar se ushtarët ukrainas janë të përgatitur për kundërsulm, besojnë në sukses, por nuk dihet se sa do të zgjasë beteja për territoret.
 
“Ushtria vazhdon. Më vjen rëndë të komentoj situatën në përgjithësi, kundërsulmin, njësitë e tjera dhe gjendjen e tyre. Mund të flas për veten dhe njësinë time, se ne po përparojmë duke kryer detyrat ushtarake që na i ka dhënë komanda më e lartë.”, - theksoi komandanti ushtarak ukrainas, Olger Shirjaev.
 
Ushtria ukrainase ka paraqitur beteja të reja në lindje dhe jug të Ukrainës. Ndërkaq, pala ruse publikoi sulme të reja në Bellgorod me pasojë viktima civil. Në këtë luftë humbën jetën 485 fëmijë, njoftojnë autoritetet në Kiev.
 
“Ky është numri zyrtar që mund ta vërtetojmë, duke i ditur të dhënat për çdo fëmijë. Gjithmonë kur çlirojmë vendin tonë nga okupatori rus kuptojmë të vërtetën e hidhur për okupimin.”, - u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky.
 
Ndërkohë, Rusia nisi stërvitjet ushtarake në detin Baltik të cilat do të zgjasin deri më 15 qershor. Në stërvitje marrin pjesë 3 mijë e 500 ushtarë, 40 anije dhe 25 avionë ushtarakë dhe helikopterë. në po të njëjtën zonë edhe NATO kishte nisur stërvitjet duke angazhuar 6 mijë ushtarë, 50 anije  dhe më shumë se 45 avionë dhe helikopterë.
 
MERAL ISMAILI