Maqedoni
Këshilli gjyqësor, diskutohet konflikti i interesave të Damevës
05.06.2023 17:52
Me ballafaqime dhe akuza u zhvillua seanca e Këshillit gjyqësor...

Me ballafaqime dhe akuza u zhvillua seanca e Këshillit gjyqësor, ku u diskutua për konflikt eventual të interesave të ish-kryetares të Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva. Akuzojnë se ka marrë pjesë në procedura për përgjegjësi të gjykatësve, të cilët kanë miratuar aktvendime, ku pala në procedurë ka qenë bashkëshorti i saj.
“Kur dikush bëhet anëtarë i Këshillit gjyqësor, por dhe kryetar, i di kompetencat kryesore të Këshillit gjyqësor, ndjekje të punës së gjykatësve dhe vlerësimin e tyre. Secili prej nesh kur zgjidhet anëtar i Këshillit gjyqësor ka për obligim të pyes në shtëpi nëse eventualisht ka ndonjë lëndë për të cilën mund të shkaktohet konflikt interesi.”, - deklaroi anëtarja e Këshillit gjyqësor, Pavlina Cvetkovska.
Dameva theksoi se nuk e ka pasur patjetër të dijë për detyrimet e punës dhe procedurat gjyqësore në të cilat ka marrë pjesë bashkëshorti i saj. Dameva tha se në shtëpi nuk flasin për punë zyrtare.
”Ju nuk mund të vërtetoni, fillimisht nuk ka konflikt interesi. Ju nuk mund të vërtetoni diçka që unë nuk e kam ditur. Kolegë, nëse mendoni në përgjegjësi timen dhe largimin nga ky Këshill gjyqësor, që në fillim po ju them se gënjeheni. E dyta, mundet të më shkarkojë shumica siç e bëri me herët nga pozita e kryetares së Këshillit gjyqësor, por kjo sërish do të dëshmohet në një procedurë juridike.”, - theksoi anëtarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva.
“Në kohët e fundit, ashtu siç publiku vlerëson, vazhdojmë me cirk. Këtu kemi iniciativë për akt që ka lidhshmëri me institutin për përjashtim, megjithatë ajo u zgjerua në akuza të ndërsjella.”, - u shpreh anëtari i Këshillit gjyqësor, Ivica Nikollovski.
Këshilli vendosi të kërkojë përgjigje plotësuese nga Gjykata Penale, Civile dhe ajo e Apelit, sa u përket lëndëve në të cilat si palë është paraqitur bashkëshorti i ish-kryetares së shkarkuar, Vesna Dameva. Muajin e kaluar, ajo u shkarkua nga funksioni dhe për kryetar të ri të Këshillit gjyqësor u zgjodh Sashko Georgiev.
Për mënyrën e shkarkimit të Damevës kishte shumë reagime se ajo është bërë në mënyrë joligjore. Pas këtyre ndodhive, Holanda ndërpreu projektin milionësh për Këshillin gjyqësor, për shkak të, siç u deklarua, gjendjes së keqe në sistemin e drejtësisë.
FLORIJE KAMBERI
