Botë
Shqipëri, pastrohen plazhet për sezonin turistik
05.06.2023 18:36
Në pritje të fluksit të turistëve, Task forca e prefekturës Vlorë...

Në pritje të fluksit të turistëve, Task forca e prefekturës Vlorë, nisi aksionin për pastrimin e bregdetit. Me qese në duar, nxënësit e shkollave të qytetit filluan mbledhjen e mbeturinave, ndërsa ndërmarrja e shërbimeve publike doli në terren me mjete për pastrim e plugim.
E shoqëruar nga kryebashkiaku i ri i Vlorës, Ermal Dredha, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, përveç pastrimit, premtoi më tepër siguri në plazhe.
Në Kukës, dita ndërkombëtare e mbrojtjes së mjedisit i gjeti nxënësit e shkollave, duke pastruar vijën liqenore të Fierzës.
Për pastrimin e vendit reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se Pylli i Sodës, Pylli i Semanit, Shiroka, Plazhi i Talës, Kalaja e Beratit, zonat e plazhit, qytetet e rrugët kryesore, janë më të pastra dhe gati për të pritur turistët.
“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, të gjitha drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor, u angazhuan në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit”, shkruan Rama.
LULJETA NDOKA
