Maqedoni
Xhaferi priti delegacionin e Kuvendit të Kosovës
05.06.2023 18:14
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka pritur në takim Delegacionin e Komisionit të Çështjeve Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka pritur në takim Delegacionin e Komisionit të Çështjeve Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi.
Xhaferi me këtë rast theksoi se kjo vizitë është konfirmim i bashkëpunimit të frytshëm dhe të suksesshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Xhaferi u ndal edhe në projektet e ndërlidhjes infrastrukturore, si mundësi për afrimin e mëtejshëm të qytetarëve dhe e potencoi rëndësinë e ndërlidhjes përmes Korridorit 8.
Xhaferi e nënvizoi mbështetjen pa rezervë të Maqedonisë së Veriut për aspiratat euro-atlantike të Republikës së Kosovës dhe për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Në takim u bë fjalë edhe për gjendjen aktuale në pjesën veriore të Kosovës, me ç’rast kryetari Xhaferi theksoi se në vend përcillet me vëmendje gjendja në Kosovë dhe e potencoi nevojën për ruajtjen e komunikimit dhe dialogut të ndërsjellë, duke sugjeruar se institucionet kosovare duhet të ruajnë kontrollin në interes të qytetarëve.
