Futboll

Valdet Rama varri këpucët në gozhdë: Kam realizuar ëndrrën

05.06.2023 15:49

Ndeshja në La Liga. Ndeshje në Bundesligë dhe në shumë kampionate të tjera...

15 paraqitje për Shqipërinë. Gola të bukur, driblime, shpërthime në krah. Valdet Rama flet me mburrje kur analizon karrierën si futbollist profesionist. Karrierës, së cilës ka vendosur t’i japë fund.
 
Mitrovicasi ka vendosur të përshëndetet nga futbolli profesionist në moshën 35-vjeçare. Rama është rritur e zhvilluar në Gjermani dhe në këtë vend e ka kaluar shumicën e karrierës. Ka veshur edhe fanellën e Kosovës, ndërsa ëndrra e futbollit e ka dërguar edhe në Suedi, Kinë e Shqipëri.
 
“Do ta përfundoj karrierën si profesionist. Jam shumë i lumtur që e kam realizuar ëndrrën për t’u bërë futbollist profesionist. Normalisht lartësia nuk ka fund, por kjo ishte rruga ime dhe jam i lumtur”, ka thënë Rama për Kohën.
 
Ai ka luajtur kryesisht si sulmues krahu. Së fundi ishte te Ëuppertaleri në kategorinë e katërt gjermane.Në La Ligan spanjolle ka luajtur 31 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Në Bundesligë i ka 15 ndeshje. Në Bundesliga 2 i ka të evidentuara 102 ndeshje, tetë gola e 13 asistime.
 
Në Allsvenskan e Suedisë i kishte 50 ndeshje e dhjetë gola. Valladolidi ishte skuadra e tij në Spanjë, ndërsa në Gjermani kulmin e arriti me Hannoverin. Ka luajtur edhe për Ëolfsburg II, Ingolstadt, Orebro (Suedi), Munich 1860, ËuerzburgerKickers, Yanbian Funde (Kinë), Kukës, Meppen e Wuppertaler.