Basketboll
NBA- Seria e finaleve barazohet në 1-1
05.06.2023 17:47
Finalja e madhe e NBA midis DenverNagets dhe MajemiHit është barazuar...

Finalja e madhe e NBA midis DenverNagets dhe MajemiHit është barazuar, me këtë të fundit që ka fituar me rezultatin 108-111 në transfertë. Sfida e dytë e zhvilluar në “Ball Arena” shihte Nagets dukshëm favorit, por ata që bënë surprizën ishin pikërisht Hit.
Lojtari më i mirë i sfidës ishte NikolaJokiç me 41 pikë, 4 asiste dhe 11 topa në tabelë, por që nuk mjaftuan për Nagets që të dilnin sërish me fitore.Kështu seria e finaleve barazohet në 1-1, teksa dy sfidat e radhës do të luhen në “KaseyaCenter” të Majemit.