Botë

Të shtëna me armë zjarri në Lubjanë të Sllovenisë, raportohen për dy të vdekur – autori thuhet se është në arrati

05.06.2023 18:58

Pak para orës 15:00 të ditës së hënë, policia e Lubjanës ka marrë informacion për të shtëna armësh...

Dhe sipas informacioneve të fundit, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë e të shtënave kanë vdekur dy persona.
 
Ndërkohë raportohet se autori ndodhet në arrati ndërsa policia është ende në kërkim të tij.
 
Policia ka thënë se ka siguruar vendin e ngjarjes dhe po mbledh informacione për ngjarjen.
 
Policia fillimisht njoftoi se dy persona kanë mbetur të plagosur, por më pas është bërë e ditur se kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.
 
“Luten qytetarët që të respektojnë udhëzimet e punonjësve policorë dhe të mos pengojnë punën e shërbimeve të emergjencës duke qëndruar në vendin e ngjarjes. Kur të dihen më shumë informacione do të njoftohet opinioni”, kanë njoftuar nga Drejtoria e Policisë së Lubjanës.