Maqedoni
Parashikimi i motit
06.06.2023 09:02
Territori jonë vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites.

Territori jonë vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites.
Pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor duke gjeneruar reshje të pakta e të izoluara shiu në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore priten mini-stuhi. Orët e mbrëmjes do të largojnë vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 16°, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 27°.
Në Shkup dhe rrethinë moti paradite do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 15°, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26°.
